Ndalohen për 48 orë pesë të arrestuarit për rastin tragjik në Klinë

Ndalohen për 48 orë pesë të arrestuarit për rastin tragjik në Klinë

Një natë më parë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën Klinë-Gjakovë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, pesë persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi po ashtu tha se gjatë ditës do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të të dyshuarve.

“Mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur të cilët gjenden në trajtimin mjekësor të spitalit rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në institut për obduksion. Pesë persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë ndalur për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, gjithashtu gjatë ditës do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të të dyshuarve”, ka thënë Nikçi.

Related Articles