Ermal Krasniqi për herë të tretë “Ylli i Javës”

Ermal Krasniqi për herë të tretë “Ylli i Javës”

Sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

23 – vjeçari bëri paraqitje fantastike në fitoren e Ballkanit me rezultat 3-2 ndaj Dritës. Krasniqi shënoi golin e fitores duke treguar edhe njëherë formën e mirë që po e kalon në këtë sezon.

Për 23-vjeçarin kjo është hera e tretë brenda këtij sezoni që e fiton këtë çmim.

Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e 2-të dhe në xhiron e 11-të./GAZETA ENIGMA/

Related Articles