Parakajmërohet padi ndaj dy ministrive të Qeverisë Kurti nga Komunat

Parakajmërohet padi ndaj dy ministrive të Qeverisë Kurti nga Komunat

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se komunat janë duke shqyrtuar mundësinë të padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Enigma.

Njoftimin e bëri të ditur vetë AKK-ja përmes një postimi në faqen zyrtare të saj, në Facebook, ku ka theksuar se këto ministri mund të paditen nga AKK-ja, si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive, të cilat janë pa mbulueshmëri financiare dhe që këto obligime financiare pastaj po kryhen nga Komunat.

Sipas AAK-së këto obligime financiare duhet të kryhen nga Ministritë.

“KOMUNAT PO SHQYRTOJNË MUNDËSINË QË TË PADISIN MASHTI dhe MSH. Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI) dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive, pra Kontratat Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare.  Pra, Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të Kontratave Kolektive po obligohen të mbulojne shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre Kontratave duke i’u krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore/përmbarimore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se këto kontrata kanë dëmtuar buxhetin e Komunave , ku sipas tyre kanë ndikuar edhe në mos realizimin e projekteve kapitale./GAZETAENIGMA/

Reagimi i plotë:

Related Articles