Çaka, gjyqtari më i mirë në Kosovës nuk është deleguar që tri xhiro në Superligë

Çaka, gjyqtari më i mirë në Kosovës nuk është deleguar që tri xhiro në Superligë

Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Dardan Çaka nuk është deleguar nga Federata e Futbollit e Kosovës për xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi që Çaka nuk është duke u deleguar për ta ndarë drejtësinë në Superligën e Kosovës.

FFK-ja sot ka bërë të ditur delegimet për xhiron e 32-të, emri i Dardan Çakës nuk figuron askund, bile as në dhomën e sistemit VAR.

Çaka ndeshjen e fundit e kishte ndarë drejtësinë më 9 prill në kuadër të xhiros së 28-të në takimin Dukagjini – Ballkani.

Dukagjini pas ndeshjes e kishte akuzuar Çakën për referim të njëanshëm duke thënë se ai e vendosi vet ndeshjen./GAZETA ENIGMA/

Related Articles