Partia Demokratike në Shqipëri zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar.
Verifikimi i delegatëve do të kryhet në mënyrë dixhitale, ndërsa rreth orës 14:00 do të nisë procesi i votimit për pikat e agjendës.
Në këtë Kuvend do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar i PD-së, si dhe do të miratohen ndryshimet e reja statutore. Po ashtu pritet përcaktimi i datës së zgjedhjeve për kryetarin e ri të saj.
Kuvendi do të zgjasë dhe mandatin e Komisionit të Rithemelimit që do e drejtojë PD-në deri në zgjedhjen e kryetarit. Partia Demokratike mban punimet e Kuvendit Kombëtar për herë të katërt në harkun kohor të një viti./tvklan