Gjilani i “plagosur” në derbin ndaj Dritës, gjashtë lojtarë në pikëpyetje për t’u paraqitur

Gjilani i “plagosur” në derbin ndaj Dritës, gjashtë lojtarë në pikëpyetje për t’u paraqitur

Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll sjellë ndeshje mjaftë interesante, shkruan Gazeta Enigma.

Në kuadër të kësaj xhiroje spikat super derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës.

Gazeta Enigma mëson se tek kampi “kuqebardh” janë gjashtë futbollistë në pikëpyetje për t’u paraqitur në ballafaqimin e zjarrtë. Bëhet fjalë për Tomislav Sorsa, Arbër Prekazi, Yll Hoxha, Fabjan Beqja, Besar Musolli dhe Keita Razak.

Të gjithë këta futbollistë janë duke vuajtur nga lëndimet, kurse në ditët në vazhdim pritet të shihet se a do rikuperohen.

Kujtojmë që Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë të mbledhura, kurse Drita zë vendin e tretë me dy pikë më pak, 56.

Në tri ndeshjet e para të këtij sezonit skuadra e Gjilanit ka arritur të triumfoj dy here ndaj Dritës, kurse ndeshje e fundit ka përfunduar pa fitues.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles