Sport Club “Gjilani” këtë sezon ka arritur t’i sigurojë edhe matematikisht garat evropiane, shkruan Gazeta Enigma.
“Kuqebardhët” aktualisht renditen në vendin e dytë me 58 pikë të mbledhura ku kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u zhvilluar.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se klubi gjilanas ka arritur të licencohet për vitin e pestë me radhë dhe kësisoj do merr pjesë për herë të dytë në garat evropiane.
Klubi gjilanas viteve të fundit është skuadra më e organizuar në vend dhe më korrekte.
Kujtojmë që Gjilani sot do e zhvilloj derbin lokal ndaj Dritës me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan
/GAZETA ENIGMA/