Në takimin e shefave të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Kojufca është marrë një vendim lidhur me hetimet për energjinë.
Kjo është bërë e ditur nga Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjkufca.
Kërçeli tha se është vendosur që të krijohen dy komisione hetimore edhe ai i propozuar nga opozita, por edhe nga komisioni i pavarur nga mazhoranca.
“Pas thirrjes së kryeparlamentarit të shefave të grupeve parlamentare për konsultime lidhje me formimin e komisionit hetimor për energjinë, është vendosur të krijohen dy komisionet hetimore edhe ai i propozuar nga opozita por edhe komisioni i propozuar nga mazhoranca“, theksoi ai.