Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 406.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.https://56ca63de29248f6fb0c6e3d53b26a4cd.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.