Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar tre memorandum mirëkuptimi në mes të dyja shteteve. Vlen të theksohet se janë memorandumet e para të nënshkruara nga këto dy vende.
Nënshkrimi u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.
MPJD përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.
Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhimi e filmave, dhe shumë të tjera që do të vijnë.
Gërvalla gjatë takimit me homologun e saj izraelit deklaroi se Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit kosovarë.
“Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, citohet të ketë thënë Gërvalla.