Gjilani ‘ironizon’ me çmimet e FFK-së, zgjedh Musollin dhe Krasniqin futbollistë të javës

Gjilani ‘ironizon’ me çmimet e FFK-së, zgjedh Musollin dhe Krasniqin futbollistë të javës

Nga fillimi i edicionit, Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një komisionit të veçantë, ka bërë përzgjedhjen e futbollistit të javës, ose ndryshe “Yllin e Javës”.

Për xhiron e 34-të në BKT Superligë, ky komision përzgjodhi Altik Muhaxhirin e Dukagjinit si futbollistin e javës, ndërkohë te Gjilani duket se kanë mbetur të irrituar tej mase me këtë vlerësim.

Sport Club “Gjilani” ka nderuar me çmime simbolike dy futbollistët e saj, Blerim Krasniqi dhe Besar Musolli, raporton Gazeta “Enigma”.

I pari se ka realizuar hat-trick me gola në ndeshjen ndaj Llapit, ndërsa i dyti hat-trick me asistime, duke bërë ndeshjen e sezonit.

Si për Krasniqin, po ashtu edhe për Musollin kjo ndeshje mund të ishte e sezonit, falë paraqitjes spektakolare në fitoren e gjilanasve 4-2 në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

“Enigma” mëson se brenda kampit ‘kuqebardh’ ka patur edhe disa herë të tjera pakënaqësi me vlerësimin e këtij komisioni, mirëpo këtë herë duket se ka arritur kulmin.

Lexo gjithashtu edhe:

Llapi i dhuron topin Blerim Krasniqit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles