Propozimi i presidentit frances për “komunitet politik evropian”, çka i mundëson kjo nismë Kosovës?

Propozimi i presidentit frances për “komunitet politik evropian”, çka i mundëson kjo nismë Kosovës?

Presidenti frances, Emmanuel Macron ka ringjallur një ide për një formë të rë të bashkëpunimit evropian të quajtur “komunitet politik evropian”, që shkon përtej Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Enigma.

Ky propozim ka shkaktuar polemika mbi përspektivën që mund t’i ofrohet Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit. Propozim ky që në përgjithësi po shihet nga analistët vendor si një dritë e gjelbër për shtetet që të jenë pjesë e BE-së, por jo vend anëtar i saj.

Analisti për çështje ndërkombetare, Shqiprim Pula tha për Gazetën Enigma tha se ky propozim nuk kishte adresë individuale, por e drejtuar për Ballkanin Perëndimor në tërësi.

Pula thotë se ky ishte një sinjal për mosgatishmëri të zgjerimit të Unionit Evropian aktual me vende të reja, por sipas tij vetëm përafrim bashkëpunim duke mos e konsideruar domosdoshmëri zgjerimin e Unionit me anëtarë të rinjë.

Çka i mundëson kjo nismë Kosovës?

Pula thotë ndër të tjera se ky propozim nuk i sjell asgjë rajonit, përpos vazhdimësisë së qëndrimeve jo të vullnetshme për anëtarësimin e rajonit në Union Evropian edhe për një periudhë.

Mes tjerash, analisti Pula thotë se “shtetet e rajonit kanë absorbuar mbështetje për të mos thënë edhe përkëdhelje nga UE-ja, në mënyrë selektive, ndër vitesh deri në atë nivel sa Brukseli zyrtar nuk ka qenë në gjendje të garantoj zgjerimin e saj me vendet nga rajoni ynë”.

“Që nga themelimi i Unionit Europian (UE-së) janë kultivuar politikat e fqinjësisë së mirë, dhe katër parimet substanciale, të proklamuara kundrejt vendeve aspiruese për anëtarësim, por, në rajonin tonë sikur kanë stagnuar në tretmanin e duhur e të barabartë, konsideruar edhe faktin e mos heqjes së regjimit të vizave që nga 2018-ta kur zyrtarisht është bërë rekomandimi nga Komisioni Europian”, tha ai.

Ndryshe, deklarata e presidentit francez është komentuar edhe në Serbi.

Analistët në vendin fqinj e kanë cilësuar deklaratë shumë të guximshme dhe e rrezikshme, propozimin për krijimin e një komuniteti politik evropian për vendet në “dhomë pritjeje” që ndajnë vlerat evropiane, por që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Analistët serbë thonë se paralajmërimi i tij para së gjithash i referohej Ukrainës, e cila së fundi ka aplikuar për kandidaturë, por është një problem i madh edhe për Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. /Gazeta Enigma/.

Related Articles