Një person i moshës 36 vjeçare ka vdekur pasi është vetëaksidentuar në një rrugë lokale në dalje të fshatit Stanishor të Novobërdës.
Ngasësi humbi kontrollin e automjetit për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Ai kaloi në anën e majtë të rrugës dhe goditi pjesën anësore, me ç’rast vetura e tij u rrokullis.
Shoferi pësoi lëndime të rënda, ndërsa vdekja e tij u konstatua në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.