Sezoni i ri i Superligës së Kosovës do të nisë më herët se zakonisht për shkak të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Gazeta Enigma kishte raportuar më 10 maj se sezoni i ri 2022/2023 në Superligën e Kosovës do të nisë në fillim të gushtit.
Raportimi i Gazetës Enigma është konfirmuar sot nga Federata e Futbollit e Kosovës, që ka bërë të ditur se sezoni i ri do të nisë më 13 gusht.
Kurse, Liga e Parë do të nisë më 20 gusht.
“Edicioni i ri i garave 2022/23 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e dytë të muajit gusht. BKT Superliga garat do t’i fillojë më 13 gusht, derisa Liga e Parë më 20 gusht. Siç dihet sivjet Kupa e Botës për herë të parë në histori të futbollit do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor – 18 dhjetor, prandaj edhe kalendari i garave në të gjitha ligat do t’i përshtatet këtij formati. Ndërkohë, deri në përmbyllje të edicionit aktual kanë mbetur të zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të (të fundit) në BKT Superligë, barazhi i Ligës së Parë, barazhi për Superligë dhe finalja e Kupës së Kosovës”, ka njoftuar Federata e Futobllit e Kosovës.
LEXO EDHE: Sezoni i ri në Superligë pritet të nisë më herët, kjo është arsyeja