Kurti në takim me senatorin e kongresin Levin, e falënderon SHBA-në për pavaresinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kurti në takim me senatorin e kongresin Levin, e falënderon SHBA-në për pavaresinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitës zyrtare në Michigan të SHBA-së, takuar senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin.

Sipas njoftimit nga kryeministria, Kurti ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.

Mes tjerash, Kurti bëri të ditur se progresin e shënuar gjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë.

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett, u bisedua edhe për kërcënimin që aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti theksoi rreshtimin e Kosovës krahas vendeve perëndimore për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërinë për të strehuar 5.000 refugjatë nga Ukraina, si dhe për të mirëpritur disa gazetarë ukrainas.

Related Articles