Përmes një komunikate të dërguar mediave SBASHK-u deklaron se nesër shkollat nuk punojnë dhe punëtorët e arsimit do të dalin në protestë, raporton GazetaEnigma
Në këtë komunikatë theksohet se vendimi për protestë është marrë mbrëmë nga një takim i mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.
Lidhur me këtë çështje GazetaEnigma, ka kontaktuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ai u shpreh se ky vendim është rezultat i një mbledhje të jashtëzakonshme me kryetarët e niveleve komunale dhe universiteteve, në mbrëmjen e djeshme, ku kemi vendosur t’i bashkangjitemi protestës së 20 majit, në kuadër të BSPK-së.
“Për hirë të sigurisë së nxënësve dhe për t’ia mundësuar mësimdhënësëve pa telshe të marrin pjesë në protestë kemi vendosur që vetëm nesër të mos mbahet mësim, shkollat nuk do të punojnë, pasi që puntorët e arsimit do të jenë pjesëmarrës në këtë prostestë masive”, tha Jasharaj.
Jasharaj ka bërë të ditur se kanë kërkuar mirëkuptim edhe nga prindërit që të mos i dërgojnë fëmjët në shkollë ditën e nesërme.
“Ne kemi kërkuar mirëkuptim nga prindërit të mos i dërgojnë në shkollë, kjo protestë do të mbahet vetëm nesër”, u shpreh Jasharaj.
Ai shpreson që të refletojë Qeveria në mënyrë që mos t’i lenë hapësira tjera SBASHK-ut që të ndërmarrin masa tjera.
“Ne mbesim me shpresë dhe i lutem Zotit që Qeveria të relektojë që të mos kemi nevojë për veprime tjera, por në ndërkohë veprimet e tjera do t’i vendosim bashkë me BSPK-në dhe federatat tjera”, tha Jasharaj.
Pas protestës së nesërme, SBASHK-u do të bisedojë me përfaqësuesit e BSPK-së për vendimin e radhës, ka bërë të ditur Rrahman Jasharaj.
“Nuk mund të them asgjë sepse mund të gabojë, sepse ne në SBASHK, në bashkëpunim me BSPK-në, do të vendosim në bazë të vullnetit të anëtarësisë. Ne do të analizojmë protestën e nesërme dhe do të bisedojmë me të gjithë përfaqësuesit e BSPK-së, ku do të marrin vendimin e radhës”, përfundoi Jasharaj. / GazetaEnigma