Është gjetur trupi i pajetë i qytetarit që mëngjesin e sotëm ka rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.
Sipas informacioneve të siguruara dy qytetarë, axhë e nip, e kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës dhe e kanë thirrur policinë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke nxjerrë trupin e pajetë nga lumi.
Për më shumë informacione do të ju mbajë të informuar.