Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpalosur detaje nga aksioni i Policisë, që kanë zbuluar laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg, në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, shkruan GazetaEnigma.
Sveçla detajet i bëri të ditura përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera tregoi se policët dhe doganierët janë sulmuar me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material. / GazetaEnigma
Postimi i plotë: