Futbollistët e Milanit mbanin në duar banderolën ofenduese ndaj Interit, Prokuroria e Federatës së Futbollit hap hetim ndaj tyre

Futbollistët e Milanit mbanin në duar banderolën ofenduese ndaj Interit, Prokuroria e Federatës së Futbollit hap hetim ndaj tyre

Prokuroria e Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) ka hapur një hetim për “ dyshime për shkelje të nenit 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive” (që kërkon respektimin e parimeve të drejtësisë dhe besnikërisë), për banderolën e vendosur nga lojtarët e Milanit gjatë festimeve të ditës së sotme të Scudettos.

Gjatë udhëtimit me autobusët drejt qendrës së Milanos , u shfaq mesazhi “ Kupën e Italise futeni në prapanicë”, një tallje ofenduese për zikaltërit e Interit.

Pankarta me shumë gjasa, ka arritur në duart e lojtarëve përmes tifozëve, dhe është mbajtur nga portieri Maignan dhe Rebic.

Related Articles