Ka kohë prej publiku i gjërë është i njohur me faktin se Moss Della dhe Buta kanë rivalitet të ashpër viteve të fundit.
E dy reperët mes vete janë thumbuar gjatë me “diss-a” drejt njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.
Ata kanë përdorur tekstet e këngëve, ku edhe i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit që të takohen fizikisht për të “qëruar” hesapet mes tyre.
Në orët e para të së shtunës, Buta u rikthye në qendër të vëmendjes me shumë se kurrë shkaku i tragjedisë ku mbeti i vrarë nga vëllai i tij.
Për këtë ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale rivali i tij, Mossi.
Duke kujtuar të ndjerin Gazmendin i njohur me nofkën Strella, Mossi thotë:
“U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”.
Ndër të tjera, Mossi thotë se njerëzit të cilët nuk kanë guxim, marrin në qafë.