Osmani kërkon që BE të reflektojë ndaj zhvillimeve të fundit, ku Vuçiq zgjodhi ta financojë luftën e Putinit

Osmani kërkon që BE të reflektojë ndaj zhvillimeve të fundit, ku Vuçiq zgjodhi ta financojë luftën e Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet e fundit lidhur me marrëveshjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me atë të Rusisë Vladimir Putin, për gazin rus.

Osmani thotë se Vuçiqi zgjodhi t’i bashkohet një krimineli të luftës, dhe Bashkimi Europian s’duhet ta injorojë këtë rrugëtim shkatërrues të tij.

”Vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së”.

”Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë”.

”BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”./Gazeta Enigma/

Related Articles