EKSKLUZIVE: Fidan Gërbeshi në bisedime me klubin e Superligës

EKSKLUZIVE: Fidan Gërbeshi në bisedime me klubin e Superligës

Superliga e Kosovës në futboll sezonin e ardhshëm pritet të jetë mjaftë e zjarrtë, ku tashmë klubet kanë filluar me prurjet e reja që të jenë sa më të gatshme, shkruan Gazeta Enigma.

Klubi Futbollistik “Ferizaj” siç duket e ka marrë shumë seriozisht afatin kalimtar të verës.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se klubi ferizajas ka shprehur interesim të madh për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Malishevës, Fidan Gërbeshi.

Redaksia jonë ka raportuar se Ferizaj veçse ka arritur marrëveshje me Betim Haxhimusën i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, gjithashtu interesim ka shprehur edhe për Edon Sadriun dhe Leutrim Rexhpin.

Deri më tani “Ujqit” kanë prezantuar dy prurjet e reja, Bujar Shabanin nga Dukagjini dhe Astrit Fazliun nga Drita.

Kujtojmë që Fidan Gërbeshi përveç Malishevës ka mbrojtur edhe ngjyrat e Dritës dhe Feronikelit ku është shpallur kampion me këto dy ekipe, gjithashtu ka qenë pjesë e Arbërisë, Fushë Kosovës dhe Ulpianës.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles