Te Llapi vazhdojnë bashkëpunimin edhe dy futbollistë

Te Llapi vazhdojnë bashkëpunimin edhe dy futbollistë

Llapi është duke menduar për sezonin e ri, derisa ka vazhduar marrëveshjen edhe me dy futbollistë.

Ekipi nga Podujeva pas akordit me Bianor Neton, tani ka arritur vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Bujar Idrizi dhe lojtarin Kushtrim Shabani.

Sipas burimeve të sigurta të Tëvë1, Shabani dhe Idrizi janë rënë dakord edhe për një vit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër (1+1).

Të dy futbollistët kanë nga 25 paraqitje në Superligë, derisa sa Shabani ka realizuar dy gola dhe një asist, kurse Idrizi dy gola dhe pesë asiste. Ndërsa kanë qenë edhe dy akterë kyç në arritjen e Evropës, dhe fitimin e Kupës së Kosovës. 

Related Articles