Përfaqësuesja e Ukrainës është kualifikuar në finale të plejofit për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Në ndeshjen gjysmëfinale të luajtur të mërkurën mbrëma në Glasgow, Ukraina e mposhti Përfaqësuesen e Skocisë me rezultatin e ngushtë 3:1.
Në finale, Ukraina do të përballet me Uellsin të dielën në Cardiff, ku fituesi i këtij dueli do të sigurojë një vend në Botërorin e këtij viti që nis në muajin nëntor.
Andriy Yarmolenko (33’), Roman Yaremchuk (49’) dhe Artem Dovbyk (95’) ia siguruan fitoren Ukrainës kurse golin e nderit për Skocinë, e realizoi Callum McGregor (79’).