Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.
‘Dardanët’ arritën fitore solide në udhëtim me rezultat 0-2. Valon Berisha dhe Edon Zhegrova shënuan golat për fitoren e kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes, Valon Berisha tregoi se çka iu tha trajneri, Alain Giresse në pushim mes pjesëve.
“Nuk e di çka ndodhi në pjesën e parë, kemi pas shumë hapësira, dikush bëjke presion, dikush ‘rrike’, në pjesën e dytë kemi luajtur më mire taktikisht, nuk kemi dal shumë nga pozitat tona, kemi kriju raste shumë të mira”, tha fillimisht Berisha për SuperSport Kosova.
“Jemi shumë të kënaqur që treguam fytyrën e vërtetë ne pjesën e dytë dhe normalisht me marrë fitoren. Shpresojë që në Kosovë të na mbeshtesin. Trajneri tha luani qetë, më tha mos dil shumë nga pozita”, përfundoi ai.