Zhegrova: Numrin 9-të e kam marrë në nderim të Fadil Vokrrit, golin ia dedikoj atij

Zhegrova: Numrin 9-të e kam marrë në nderim të Fadil Vokrrit, golin ia dedikoj atij

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.

‘Dardanët’ arritën fitore solide në udhëtim me rezultat 0-2. Valon Berisha dhe Edon Zhegrova shënuan golat për fitoren e kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes për SuperSport Kosova ka folur realizatori i golit të dytë të Kosovës, Edon Zhegrova i cili u shpreh i lumtur që mundi ta ndihmoi Kosovën në fitoren e sotme ndaj Qipros.

Ka qenë shumë e rendesishme ta fitojmë lojën, gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin që të fitojmë këtë ballafaqim. Unë gjithmonë mundohem që me aftesitë e mija ta ndihmojë ekipin me asiste dhe gola“, tha Edon Zhegrova pas ndeshjes.

“Numrin 9-të te Kosova e kam marrë për shkak të legjendës, Fadil Vokrri, golin e sotëm ia dedikoj atij“, përfundoi ai.

Related Articles