Këshilli Europian ka miratuar zyrtarisht paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresioninit të nisur në Ukrainë.
Këshilli Europian është organi më i lartë politik i Bashkimit Evropian, që mbledh së bashku krerët e shteteve ose qeverive të 27 shteteve anëtare të BE-së.
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, tha se paketa e sanksioneve rriti numrin e “kufizimeve të Kremlinit për të financuar luftën duke vendosur sanksione të mëtejshme ekonomike”.
“Ne po ndalojmë importin e naftës ruse në BE dhe me këtë shkurtojmë një burim masiv të ardhurash për Rusinë. Ne kemi bërë më shumë ndërprerje nga bankat kryesore ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT. Ne po sanksionojmë gjithashtu ata që janë përgjegjës për krimet e kryera në Bucha dhe Mariupol dhe ndaluam më shumë akterë të dezinformimit që kontribuojnë aktivisht në propagandën e luftës së presidentit Putin”, tha Borrell të premten në një konferencë për shtyp.
Këshilli ka treguar edhe fushat e ndryshme që ka shënjestruar me sanksione:
Embargoja e naftës
De-SWIFTing e bankave shtesë ruse dhe bjelloruse
Transmetimi
Kufizimet e eksportit
Shërbime konsulence
Listimet individuale
Njoftimi për sanksionet erdhi pas një samiti të jashtëzakonshëm të Këshillit Europian të ndjekur nga krerët e BE-së në Bruksel, të hënën.