Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar privatisht me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Takimi ka ndodhur në Sllovaki, në kuadër të punimeve të GLOBSEC 2022, ku po merr pjesë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se me Lajçakun ka bisedime të rregullta si pjesë e dialogut parimor dhe konstruktiv në Bruksel.
Ai ka thënë se Lajçakut ia ritheksoi angazhimin e Kosovës për një marrëveshje me Serbinë që në qendër ka njohjen reciproke.
“Ne kemi bisedime të rregullta me Miroslav Lajcak si pjesë e dialogut tonë parimor dhe konstruktiv në Bruksel. Këtë herë u takuam në vendin e Lajçakut , Sllovaki në GLOBSEC2022 ku ritheksova angazhimin tonë për një marrëveshje me Serbinë me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.
We have regular talks with @MiroslavLajcak as part of our principled & constructive dialogue in Brussels. This time we met in Lajcak's country ???????? at #GLOBSEC2022 where I reemphasized our commitment for an agreement w/ Serbia centered on mutual recognition. pic.twitter.com/wMT4WEh18u— Albin Kurti (@albinkurti) June 4, 2022