Një 19 vjeçar nga Lipjani është gjetur pa shenja jete në një garazh, në fshatin “Hallaq i Madh” të Lipjanit.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, shkruan sinjali, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e vdekjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksionm si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.