Rreth orës 11:22 në ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën “Idiriz Seferi” në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Vetura ka goditur këmbësorin i cili nuk i ka mbijetuar lëndimeve të rënda trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Gazetën Enigma, se mjekët kanë konstatuar vdekjen e shtetasit kosovar.
“Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda. Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda. Njësitë policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndrru jet si pas e lëndimeve të pësuara në aksident”, ka thënë Hashani për Gazetën Enigma.
Ismet Hashani ka treguar se hetuesit e Policisë së Kosovës janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethant sesi ka ndodhur aksidenti.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti”, ka thënë ai për Enigmën./GAZETA ENIGMA/