Qytetarët e Gjilanit edhe më tutje po rrezikohen seriozisht nga qentë endacakë, shkruan Gazeta Enigma.
Ata janë shumuar aq shumë sa që bredhin lirshëm në qendër të qytetit.
Ditëve të fundit në media është raportuar edhe për sulme ndaj qytetarëve, ku disa prej tyre kanë përfunduar në emergjencë.
Redaksia e Gazetës Enigma ka pranuar disa fotografi nga dita e sotme ku shihen dhjetëra qenë në qendër të Gjilanit.
Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre.
/GAZETA ENIGMA/