Drita ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin sulmuesi Iran Junior nga Ulpiana, shkruan Gazeta Enigma.
Drita ka njoftuar se Iran Junior do të jetë pjesë e skuadrës nga Gjilani deri në vitin 2025 duke nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Në sezonin e kaluar Junior i shënoi pesë gola në 30 paraqitje për Ulpianën në Superligë.
Ai më herët ka luajtur edhe për Teutën e Durrësit në Shqipëri.