Një konflikt ka ndodhur para disa orësh në parkingun e një biznesi në Podujevë.
Aty u përdorën edhe armët, ku dyshohet se një person mbeti i plagosur.
Pas marrjes nën kontroll të situatës nga Policia e Kosovës, i plagosuri përmes autoambulancës u dërgua në Emergjencë.
Mirëpo, sipas mediave lokale thuhet se dëshmitarëve të përfshirët në këtë konflikt dyshohet se kanë krijuar probleme edhe në emergjencë.
Në objektin e emergjencës kanë arritur forca të mëdha policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll.
Plagosjen e një personi e ka konfirmuaredhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima është nisur në QKUK.
“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, është shprehur ai.
Gjithashtu, ekipe policore janë vendosur edhe në objektin e Emergjencës.