Katër skuadrat kosovare Ballkani, Drita, Gjilani dhe Ballkani sot janë me emocione pasi i mësojnë emrat e kundërshtarëve në garat europiane.
Ballkani, Drita, Gjilani e Llapi kanë nisur fazën përgatitore që të jenë të gatshëm për garat europiane që do të luhen në fillim të korrikut.
Gazeta Enigma iu sjellë detaje se cilët janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit, Dritës, Gjilanit dhe Llapit në garat europiane.
BALLKANI
Ballkani do të marrë pjesë në rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Shorti do të organizohet sot me fillim nga ora 12:00.
Ndërkohë, UEFA ka bërë ndarjen e ekipeve në tri grupe me nga 10 skuadra, bazuar në renditjen e klubeve.
Kampioni i Kosovë, Ballkani, për sezonin2021-22, gjendet në grupin 2.
Në këtë grup janë: Malmo (Suedi). Bodo-Glimt (Norvegji), HJK (Finlandë, The Neë Saints (Uells) dhe Zalgiris (Lituani).
Ballkani në raundin e parë do të përballet me njërën prej këtyre skuadrave.
Ndeshja e parë do të zhvillohet me 5 korrik, derisa ajo kthyese një javë më vonë.
DRITA
Drita si nënkampione e Kosovës od të marrë pjesë në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Nënkampionia e Kosovës, Drita mund të përballet me skuadra nga Finlanda, Lituania, Estroni, Maqedonia e Veriut e Malta.
Kundërshtarë të mundshëm në short të Dritës janë FC Inter Turku (Finlanda), FC Panevezys (Lituania), FC Paide Linaameeskond (Estonia), FC Akademija Pandev (Maqedonia e Veriut) dhe FC Hamran Spartans (Malta).
Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të hedhet sot (e martë) me fillim nga ora 13:00.
SC GJILANI
Njëjtë sikurse Drita, skuadra e Gjilanit i dinë pesë kundërshtarët e mundshëm në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
“Kuqebardhët” mund të përballen me skuadrën nga Shqipëria, Finlanda, Sllovenia Latvia dhe Lituania.
Kundërshtarët e mundshëm të gjilanasve në rrethin e parë janë: KuPS Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Latvi) dhe Kauno Zalgiris (Lituani).
Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të hedhet sot (e martë) me fillim nga ora 13:00.
KF LLAPI
Përveç Dritës dhe Gjilanit, skuadër tjetër që do të marrë pjesë ne rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës nga Kosova është edhe KF Llapi.
UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të KF Llapit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Llapjanët mund të përballen me skuadrën nga Sllovenia, Mali i Zi, Ishujt Faro, Malta dhe Gjibraltari.
Kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së Tahir Batatinës në rrethin e parë janëL Olimpija Ljubljana (Slloveni), Buducnost Podgorica (Mali i Zi), B36 Torshavn (Ishujt Faro), Gzira Unitet (Malta), St Joseph’s (Gjibraltar).
Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të hedhet nesër (e martë) me fillim nga ora 13:00.
/GAZETA ENIGMA/