SC Gjilani do të luajë ndaj Liepajës nga Latvia në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës

SC Gjilani do të luajë ndaj Liepajës nga Latvia në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës

SC Gjilani ka mësuar emrin e kundërshtarit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të luajë ndaj skuadrës  Liepajës  nga  Latvia.

Gjilani siguroi kualifikimin në garat europiane pasi e mbylli sezonin në vendin e tretë.

Kujtojmë që shorti është tërhequr në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.

Duelet e para të këtij raundi kualifikues të Ligës së Konferencës do të luhet më 7 korrik kurse ato të kthimit pas një jave./GAZETA ENIGMA/

Related Articles