Sport Club “Gjilani” ka mësuar emrin e kundërshtarit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të luajë ndaj skuadrës Liepajës nga Latvia.
UEFA ka bërë zgjidhje pasi që çështja e stadiumit ka shfaqur probleme për skuadrat që do e përfaqësojnë evndin tonë në Ligën e Konferencës: Drita, Gjilani dhe Llapi, pasi e kanë orarin e njëjtë të ndeshjeve.
Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht se në mungesë të stadiumeve në Kosovë, ndeshja e parë mes FK Liepaja dhe SC Gjilani do zhvillohet në Kosovë me 7 korrik, kurse e kthimit me 14 korrik në Latvi.
Gjilani siguroi kualifikimin në garat evropiane pasi e mbylli sezonin në vendin e tretë.
Kujtojmë që shorti është tërhequr në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.
/Gazeta Enigma/