Ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, dje pati dy momente mjaft të veçanta gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përveç që mori medaljen “Urdhri i Lirisë”, Scharping u takua pas 23 vjetëve, me një person tejet të veçantë.
Kjo është Valbona Duraku nga Krusha e Madhe, e cila ishte vetëm 10 vjeç, kur ministri Scharping vizitoi Krushën e Madhe menjëherë pas luftës, duke ua kthyer shpresën njerëzve se nuk do të jeni vetëm.
Takimi i parë me Valbonën ishte një nga fotot e librit të tij “Wir dürfen nicht ëegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa” (Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa).
Tani, albumi i fotove të Scharpingut për Kosovën është më i plotë me Medaljen „Urdhri i Lirisë“ dhe me ri-takimin me Valbonën.