Valon Berisha është shumë afër kalimit te skuadra e Galatasarayt.
Reprezentuesi i Kosovës ka zhvilluar 13 ndeshje në elitën e futbollit francez në edicionin e fundit me Reimsin, ndërsa arriti ta bënte një asistim.
Kontrata e 29-vjeçarit me klubin francez skadon në vitin 2024.
Kandidat për ta udhëhequr Galatasarayn sezonin tjetër është Marco Rose. Me trajnerin Rose, Berisha kishte punuar sa ishte pjesë e Salzburgut të Austrisë, nga viti 2018 deri në vitin 2018. Berisha më pas u transferua te Lazio për 7.6 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua Reimsit francez për 4.5 milionë euro.