Qeveria e Kosovë dhe ajo e Shqipërisë sot kanë nënshkruar 19 marrëveshje ndërqeveritare, shkruan Gazeta Enigma.
E gjithë kjo ka ndodhur sot, në mbledhjen e tetë të mbajtur në mes të këtyre dy Qeverive në Prishtinë. Marrëveshjet u nënshkruan në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar analistin, Gazmir Raci, i cili ka deklaruar se nuk mund të jepet një analizë e saktë e përfitimeve nga këto marrëveshje.
“Me thënë të drejtën janë bërë shumë marrëveshje dhe shumë mbledhje në mes të dy qeverive, ku nuk mund të japim një analizë të saktë të përfitimeve të këtyre marrëveshjeve deri tani”, tha Raci.
Tutje ai ka shtuar se në lirinë e lëvizjes nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim.
“Ndërsa sa i përket lirisë së lëvizjes unë nuk kamë vërejtur ndonjë ndryshim të madhe në teren e njëjta hyrje dalje e njerëzve është, vetëm atëherë kur ka tollovi mund të ketë lehtësira, por prapë ai kufiri i premtuar që nuk do të jetë ende po ekziston”, ka deklaruar ai.
“Nuk mund t’i heqim kufijtë në mënyrë klasike, problem anëtarësimi në BE”
“Problem është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ne nuk mund t’i heqim kufijtë në mënyrë klasike për shkak që kemi edhe obligime edhe në kuadër të liberalizimit të vizave ne si Kosovë por edhe Shqipëria i ka obligimet e saja”, tha Raci për Enigmën.
Sipas tij “shkëmbimet ekonomike tregtare nuk janë në nivelin e duhur, ende Serbia vazhdon të prij sa i përket shënimeve tregtare, produktet serbe janë ende në masë të madhe në tregun e Kosovës, këtu do të duhej ndoshta të fokusoheshin më shumë, po ashtu edhe në shkëmbimet akademike”.
Raci: Çështja e universiteteve dhe marrëveshja për lehtësimin për mësim nga të dyja shtetet ishte lajmi i mirë sot
“Lajm i mirë ishte çështja e universiteteve dhe marrëveshja për lehtësimin për mësim nga të dyja anët , kjo besoj që ka me ndihmuar shumë edhe me lëvizjen e studentëve të rijnë në mes të Kosovar shumë edhe me lëvizjen e studentëve të rijnë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, të kemi lëvizje studentore në mes të dy shteteve”, tha Raci.
Tutje ai ka shtuar se “diçka e madhe nuk po vërehet, Abetarja nëse futet në funksion do të ishte një lajm gjithashtu i mirë sepse ka pasur shumë tendenca me vite të tëra për një Abetare të modifikuar, por asnjëherë nuk është bërë realitet që të zbatohet 100 për qind në të dyja anët e kufirit”.
“Asnjëra Qeveri nuk u kujtua për shqiptarët e Luginës së Preshevës”
“Por mos të harrojmë që këto dy Qeveri do të duhej ta vazhdonin edhe një angazhim tjetër sa i përket shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasi edhe ata janë duke jetuar në kushte jo shumë të mira sa i përket lirive dhe të drejtave njerëzore”, tha Raci për Gazetën Enigma.
Tutje ai ka shtuar se “kësaj radhe nuk pamë një angazhim në atë drejtim, por kisha pasur dëshirë që edhe pjesa e Preshevës mos të harrohet nga të dyja qeveritë, duke ju ndihmuar në forma të ndryshme”.
Sipas Racit diçka tjetër që do të duhej të diskutohej në këto takime ishte edhe zëvendësimi i produkteve serbe me ato shqiptare ose me produkte evropiane.
“Çështja e vetëshërbimeve tregtare të ishte më në interes që produktet serbe të zëvendësohen njëherë e përgjithmonë me produkte shqiptare ose me produkte evropiane, pasi produktet evropiane dallojnë edhe për nga cilësia nga ato serbe e kjo pastaj ndikon edhe në cilësinë e jetës dhe të zhvillimit jetësorë të njerëzve në Kosovë”, ka përfunduar ai.
Ndërsa ekonomistja, Yllnore Bytyqi-Shala në një prononcim për Gazetën Enigma ka thënë se marrëveshjet e arritura sot kanë marrëveshjet e arritura sot kanë dëshmuar faktin që Kosova duhet të luftojë që sa më parë të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur.
“Në lidhje me marrëveshjet e arritura sot kjo po e dëshmon faktin qe Kosova duhet të luftojë që sa me parë të jete pjese e Ballkanit të Hapur qe në rend të parë të jepet mundësia e një tregu më të gjere ku ekonomia e vendit do mund të rritje përgjatë viteve në vijim”, tha ajo.
“Duhet të largohemi nga arritja e marrëveshjeve me impakt jo afatgjatë”
“Dhe të largohet nga arritja e marrëveshjeve me impakt jo afatgjatë sepse edhe në të kaluarën këto marrëveshje nuk janë që janë zbatuar ne praktik por vetëm në aspektin figurativ”, ka deklaruar Bytyqi-Shala.
Bytyqi-Shala: Liberalizimi i sistemit unikat fiskal do t’i ndihmonte bizneset e të dyja shteteve në aspektin ekonomik
“Mund të thuhet që Kosova dhe Shqipëria të liberalizojnë sistemin unikat fiskal që do kishte me ndihmuar të dyja shtetet të ato biznese që kanë një bashkërendim ne aspektin ekonomik”, tha ajo për Enigmën.
Tutje ajo ka deklaruar se këto marrëveshje nuk e kanë prekur drejtpërdrejtë zhvillimin operacional ekonomik.
“Pra nga këto marrëveshje mund ta themi që nuk e kanë prekur drejtpërdrejtë zhvillimin operacional ekonomik por më shumë mund ti konsiderojmë bazament për hapa të tjerë që do duhet te ishte bashkëpunimi i dy administratave tatimor duke krijuar një sistem të integruar e jo si tani”, ka përfunduar ajo.
Këto janë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara sot mes Kosovës dhe Shqipërisë
- ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi të studimeve në 19 universitete të dy shteteve, në kushte të barabarta.
2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.
- GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.
- DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.
- SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të dy shteteve.
7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).
9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të dy shteteve.
- INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.
- TRANSPORT: Studim fizibiliteti për >> NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË <<, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave.
13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjekësi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjekësore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).
- TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.
- RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjtë.
- MBROJTA: Intensifikim I bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.
- DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimit të jurispodencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.
- ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz. /Gazeta Enigma/