Aksidentohet vetura e Policisë në Klinë të Skenderajt, tre zyrtarë policorë të lënduar

Sot rreth orës 09:00 të mëngjesit në rrugën regjionale Mitrovicë – Pejë ka ndodhur një aksident ku të përfshira kanë qenë dy vetura, njëra policore, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma.

Ai ka bërë të ditur se si pasoj e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, tre nga ta zyrtarë policorë.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugorë fshati Klinë, të përfshira dy vetura njëra policore, Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, tre nga ta zyrtarë policorë. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles