Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona, pasi një femër dhe pesë meshkuj janë rrahur mes veti për çështje pronësore.
Rasti ka ndodhur të hënën në orën 15:25 në Podujevë.
“Janë arrestuar gjashtë persona, një femër dhe pesë meshkuj kosovarë pasi janë rrahur në mes vete lidhur me një çështje prone”, thuhet në raport.
Disa prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor pasi kishin lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar.