Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar ministrin e Jashtëm të Finlandës, Peko Havisto, me të cilin ka biseduar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe dialogun me Serbinë.
Në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme është bërë e ditur se Gërvalla në takimin me ministrin finlandez ka diskutuar edhe për integrimet euroatlantike të Kosovës.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peko Havisto, ku u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, perspektivën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për integrimet euroatlantike të Kosovës. ”, njoftoi ministria.