Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, derisa ka theksuar se karakterzikohet me defekte të shumta.
“Prokuroria si organ i ndjekjes e ka bërë një aktakuzë, e cila nuk niset nga principi individual i krimeve të supozuara”.
“Pra, unë isha atje dhe prej një vështrimi e kam krijuar përshtypjen si është e Kosovës ajo gjykatë, ajo nuk është hiç e Kosovës. Si është e Kosovës, në çfarë mënyre është e lidhur me vullnetin e popullit”, tha Konjufca në ATV.
Sipas tij, duhet të ketë mekanimza llogaridhënës, ose të drejtësisë.
“Problemi është që ka defekte elementare brenda gjitha shkallëve. Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet të kërkohen gjithmonë, jo bërë ta zhbërë këtë gjykatë, nuk e thonë as ata vet që janë të akuzuar, këtë gjykatë vetëm ta bëjmë më funksionale”, shtoi ai.
Mes tjerash, Konjufca tha se “ka indikacione që procesi nuk është i ndershëm”.
“Kur e lexon njeriu aktakuzën ku thuhet se armiqtë e UÇK-së kanë qenë katolikët, mua më duket skandaloze dhe që është kundër Kosovës”, tha Konjufca ku theksoi se të gjithë e dinë karakterin e luftës së UÇK-së.
“Shteti i Kosovës nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj pretendimeve të tilla, ne nuk duhet ta lozim spektatorin e sjellshëm. Këto pretendime i kam përjetuar si ofendim”.
Konjufca ka potencuar se “nuk duhet ta mbyllim gojën nëse aktakuza është kaq skandaloze”.
“Për LVV-në UÇK-ja është organizmi më i rëndësishëm e cila ka mishëruar qëllimin historik dhe më fisnik për çlirimin e Kosovës, ky është qëndrimi i LVV-së për ushtrinë, për këtë e kemi kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale”.
Kur ka folur për protestat e veteranëve për pagën minimale, ai ka shtuar se disa persona nga politika,”jo zyrtarë të veteranëve, por të Qeverisë dhe Parlamentit kanë qenë eksponentët të shitblerjes të statusit të veteranit”.