Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të bëjnë ndryshime ligjore për të përmirësuar pozitën e mamive dhe programet e Qeverisë do të bazohen në investime të drejtëpërdrejta në maternitete, ku ka nevojë për mbështetje me pajisje dhe ndërhyrje në infrastrukture, si dhe në trajnimet e stafeve.
Kështu u shpreh ai përmes një postimi në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Mamive.
Ai shtoi se “mamia luan një rol thelbësor për shëndetin seksual dhe riprodhues, shëndetin e nënës dhe të neonatit, dhe shëndetin e adoleshentëve”.
“Do të bëjmë ndryshimet e nevojshme në kuadrin ligjor, që do t’u mundësojë mamive të sigurojnë kujdes me respekt, duke pasur parasysh se mamia luan rol thelbësor për shëndetin seksual dhe riprodhues, shëndetin e nënës dhe të neonatit, dhe shëndetin e adoleshentëve. Po ashtu, programet tona do të bazohen në investime të drejtëpërdrejta në maternitete, ku ka nevojë për mbështetje me pajisje dhe ndërhyrje në infrastrukture, si dhe në trajnimet e stafeve të mjekëve, infermierëve dhe mamive”, shkruan Kurti. Gazeta “Enigma”.