Ambasadori i Gjermanisë mirëpret iniciativën për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ambasadori i Gjermanisë mirëpret iniciativën për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe zëvendësshefin e misionit Joan-Axel Voss, me ç’rast u diskutua rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas një njoftimi të MD-së, ministrja Haxhiu shprehu falënderimet për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset përgjatë ndërtimit dhe zhvillimit të Republikës së Kosovës.

Ministrja Haxhiu, e njoftoi Ambasadorin Rohde, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për të cilat u ofrua mbështetje veçmas me proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut, dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë mbështetje drejt anëtarësimit në Konferencës e Hagës e cila është në interes të Republikës së Kosovës. Ambasadori Rohde, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes për Ministrinë e Drejtësisë sipas prioriteteve të prezantuara, dhe përgëzoi për iniciativën drejt forcimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, me theks të veçantë, për konfiskimin e pasurisë së pajustifikiueshme”, thuhet mes tjerash në njoftim./Gazeta Enigma

Related Articles