Dyshohet se mashtroi qindra kosovarë me viza pune, arrestohet një punëtor i një agjencie

Dyshohet se mashtroi qindra kosovarë me viza pune, arrestohet një punëtor i një agjencie

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar një person dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit, i cili dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me viza pune.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsfikimi i dokumenteve”.

Sipas Prokurorisë, i njëjti nga 12 shtatori i vitit 2019 e deri në shtator të vitit 2021, në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave,

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria e ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve”.

“Kjo u bë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Related Articles