Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillon fazën përgatitore para ndeshjeve në garat evropiane.
“Kuqebardhët” kanë bërë edhe disa prurje të reja në ekip duke zyrtarizuar deri më tani tre futbollistë: Besart Krivanjeva, Baton Zabërgja dhe Mevlan Zeka.
Gazeta Enigma mëson se klubi gjilanas sot do ta prezantoj edhe mbrojtësin e djathtë, Përparim Islamin.
Gjithashtu mësohet se për shërbimet e mbrojtësit më së shumti ka insistuar kryetrajneri, Zekirija Ramadani, i cili e ka pasur futbollist edhe tek Trepça ’89 dhe Feronikeli ku ishin shpallur kampion të Kosovës.
Islami së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e rivalit lokal, Dritës.
/GAZETA ENIGMA/