EKSKLUZIVE: FC Prishtina pritet që të bashkohet përsëri me futbollistin e njohur

EKSKLUZIVE: FC Prishtina pritet që të bashkohet përsëri me futbollistin e njohur

Klubi Futbollistik “Prishtina” është klubi më i ‘zhurmshëm’ në këtë afat kalimtar të verës.

Ismet Munishi është duke punuar maksimalisht me krerët e klubit që të bëjnë ekip sa më konkurrues për sezonin e ri.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se prishtinasit janë afër marrëveshjes me mesfushorin e mirënjohur kosovar, Ergyn Ahmetin.

Ahmeti së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Dukagjinit, ku ka fascinuar me paraqitje për këtë skuadër.

Kujtojmë që Enigma ka raportuar ekskluzivisht se FC Prishtina ka marrëveshje me Gentrit Dumanin, Hasan Hysenin dhe Marclei Cesar. Gjithashtu janë afër bashkëpunimit edhe me ish-sulmuesin e tyre, Ahmed Januzin.

/GAZETA ENIGMA/     

Related Articles