Orari i sotëm kur do të garojnë sportistët kosovarë në “Lojërat Mesdhetare”

Orari i sotëm kur do të garojnë sportistët kosovarë në “Lojërat Mesdhetare”

Kosova do të marrë pjesë në “Lojërat Mesdhetare” që zhvillohen në Algjeri.

Gjatë ceremonisë hapëse dje ekipi përfaqësues i Kosovës pati një pritje të ngrohtë nga tifozët algjerianë.

Sot sportistët nga Kosova do të garojnë në garat përkatëse të tyre.

Melos Gashi dhe Fortesa Orana do të zhvillojnë garat e tyre nga ora 10:10 përkatësisht 12:20, në mundje Kosova përfaqësohet nga Alban Sopa dhe Egzon Shala të cilët do të ndeshen në ora 11:40 respektivisht 12:30.

Vullnet Tashi përfaqëson Kosovën në Tenis nga ora 12:00, kurse të fundit që do garojnë janë Elvis Çitaku në gjimnastikë nga ora 16:00 dhe Lorent Murati në boks në ora 19:00.

Related Articles