Një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga vetura mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Velmish, Roskovec.
Sipas Tv Klan, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i një firme që merret me sinjalistikën rrugore).
Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.